KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

OKB: Numri më i lartë i viktimave civile në Ukrainë që nga maji i vitit 2022

OKB: Numri më i lartë i viktimave civile në Ukrainë që nga maji i vitit 2022

Numri i civilëve të vrarë në Ukrainë gjatë muajit korrik ka arritur nivelin më të lartë që nga muajt e parë të pushtimit të plotë rus, ka bërë të ditur Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Sipas të dhënave të Misionit të OKB-së për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut në Ukrainë, të paktën 437 civilë janë vrarë dhe 2.610 të tjerë janë plagosur gjatë korrikut.

Këto shifra paraqesin një rritje prej 30 për qind krahasuar me muajin qershor dhe prej 70 për qind në raport me korrikun e vitit 2025.

“Numri i civilëve të vrarë është më i larti i regjistruar që nga maji i vitit 2022”, thuhet në njoftimin e misionit të OKB-së.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë dhe të plagosur gjatë korrikut ishte më i larti i regjistruar brenda një muaji që nga marsi i vitit 2022.

OKB-ja ka paralajmëruar se shifrat reale mund të jenë edhe më të larta, pasi procesi i verifikimit të rasteve vazhdon. Rritja e numrit të viktimave lidhet me intensifikimin e sulmeve të forcave ruse ndaj qyteteve dhe zonave të banuara në Ukrainë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.