Trajneri i Galatasarajit, Okan Buruk, është ndëshkuar me karton të kuq pas përfundimit të ndeshjes kundër Samsunsporit, në një moment të pazakontë që ka ndodhur pasi ai i shtrëngoi dorën gjyqtarit të takimit.
Ky ndëshkim vjen në një moment delikat për skuadrën verdhekuqe, pasi Buruk nuk do të mund të jetë pranë ekipit në pankinë për derbin e madh kundër Beshiktashit, duke e lënë Galatasarajn pa timonierin e saj kryesor në vijën anësore në njërën prej sfidave më të nxehta të kampionatit turk.
Pritet që në vijim të qartësohen edhe detajet zyrtare të raportit të gjyqtarit dhe masa disiplinore e plotë nga Federata Turke e Futbollit (TFF)./IndeksOnline/
🚨 JUST IN: Galatasaray manager, Okan Buruk, got a SECOND YELLOW after he shook the referees hand https://t.co/VJMpWkpxon
— Polymarket FC (@PolymarketFC) November 21, 2026

