Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s ka vendosur të mos e përfshijë Rajonin e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, duke ruajtur kështu statusin e tij si një trashëgimi kulturore dhe natyrore botërore e mbrojtur.
Me këtë vendim, shtetit i është dhënë një periudhë shtesë pesëvjeçare për të zbatuar rekomandimet për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore.
Delegacioni i RMV-së, i udhëhequr nga ambasadori Igor Nikolov, konfirmoi angazhimin e shtetit për të zbatuar rekomandimet dhe për të ruajtur vlerën e jashtëzakonshme universale të Rajonit të Ohrit.
Nikolov theksoi se vendimi është një shprehje besimi në aktivitetet e deritanishme, por edhe një detyrim për të zbatuar më tej masat mbrojtëse, duke përfshirë forcimin e koordinimit institucional, trajtimin e ndërtimeve të paligjshme, mbrojtjen dhe restaurimin e Studençishko Blato dhe vazhdimin e bashkëpunimit me Shqipërinë në menaxhimin e trashëgimisë botërore ndërkufitare.
