Grand Blue Fafa Resort & Spa sjell këtë shtator një ofertë “All Inclusive” për vetëm 95 euro për person/nata, ideale për t’i shijuar ditët e fundit të ngrohta të verës pranë bregdetit Adriatik.
Shtatori mbetet një muaj ideal për t’u zhytur në det, larg turmave e nxehtësisë së korrikut e gushtit. Dielli akoma i ngrohtë, flladi i lehtë veror dhe qetësia e plazhit e bëjnë atë kohën perfekte për familje që duan më shumë kohë cilësore së bashku, larg stresit të përditshëm.
I vendosur në Golem, resorti kombinon komoditetin dhe argëtimin: mëngjes, drekë, snack e darkë, pije pa limit (10:00–22:00), pishinë e plazh privat, muzikë live dhe animacion për të rritur e fëmijë. Përfshihen gjithashtu Aquapark, Dammai Wellness & Spa, fitness center dhe Wi-Fi falas në të gjitha ambientet.
Rezervoni tani dhe shijoni pushimet e shtatorit në Grand Blue Fafa Resort & Spa
