KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut kërkon status të veçantë për transportuesit

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut kërkon status të veçantë për transportuesit

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut kërkon status të veçantë për transportuesit dhe zgjidhje të përhershme të problemit me transportuesit, raporton Anadolu.

Koordinatori për bashkëpunim ndërkombëtar në Odën Ekonomike, Daniel Matrakoski, në një konferencë për media deklaroi se kërkojnë përjashtimin e shoferëve profesionistë nga kufizimet e Shengenit që vlejnë për turistët.

“Gjithsej 77,5 për qind e eksporteve tona shkojnë drejtpërdrejt në BE. Nuk është logjike që shoferët që i shërbejnë industrisë evropiane të trajtohen me të njëjtat kufizime 90-ditore të Shengenit si turistët”, tha Matrakoski.

Komuniteti i biznesit alarmon se barrierat për transportuesit do të diskutohen në takimin e ardhshëm të ministrave të ekonomisë të rajonit, i cili do të mbahet nesër në Cetinë.

“Kjo është një mundësi e rëndësishme që zëri i gjithë komunitetit të biznesit të rajonit, pa asnjë ndërmjetës, të përballet dhe të shqyrtohet drejtpërdrejt nga ministrat përkatës dhe përfaqësuesit e lartë të Komisionit Evropian”, shtoi Matrakoski.

Transportuesit në fund të muajit të kaluar protestuan para Delegacionit të BE-së në Shkup, duke kërkuar zgjidhje për qëndrimin e shoferëve profesionistë në zonën Shengen.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.