TË FUNDIT

    Vëllai i rojës së vrarë në “Bon Vivant”: I shokuar nga vendimi i gjykatës, do të ankohem

    January 13, 2023

    Oda e Farmacistëve: Mungesa e garancisë së cilësisë për barna rrezikon shëndetin publik

    January 13, 2023

    Kurti: Rritëm buxhetin për ushtri, rekrutuam 820 ushtarë e 30 kadetë

    January 13, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Oda e Farmacistëve: Mungesa e garancisë së cilësisë për barna rrezikon shëndetin publik
    Lajme

    Oda e Farmacistëve: Mungesa e garancisë së cilësisë për barna rrezikon shëndetin publik

    By A.JJanuary 13, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) është deklaruar për certifikatën e cilësisë për barnat që qarkullojnë në treg.

    Sipas kësaj Ode certifikata e cilësisë është kërkesë detyruese për produktet medicinale para se ato të vendosen në treg në secilin vend.

    Në një njoftim për media të OFK-së, për mbledhjen e mbajtur të premten thuhet se barnat pa autorizim marketing rrezikojnë shëndetin publik të popullatës.

    “Sa i përket çështjes së Autorizimit për Marketing ne si Institucion profesional theksojmë se kjo është një nga kërkesat detyruese para se një produkt të lejohet të vendoset në përdorim në një (secilin) vend të caktuar. Marrjes së certifikatës së Autorizimit për Marketing i paraprin një vlerësim i kujdesshëm i dosjes së produktit me të cilin do të dëshmohet cilësia, siguria dhe efikasiteti. Pastaj procedurat e ndryshme se si kjo kryhet janë të përcaktuara me legjislacionin përkatës. Në të kundërtën mund të rrezikohet rëndë shëndeti publik i popullatës”, thuhet në njoftimin e OFK-së.

    Deklarimi i OFK-së për certifikatat e cilësisë vjen pas një serie të shkrimeve të KOHËS, lidhur me atë se si Organi Shqyrtues i Prokurimit, në dy raste kishte marr vendime me të cilat Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) e obligonte që të blinte barna pa certifikatë të cilësisë.

    MSH-ja nuk i ka zbatuar vendimet dhe rastin e ka dërguar në Gjykatë. Gjykata ka vendosur ta pezullojë njërin nga vendimet e OSHP-së deri në zgjidhje të rastit. OSHP e ka apeluar këtë vendim dhe deri më tani nuk ka ndonjë vendim lidhur me të.

    Ndërkohë OFK-ja në njoftimin e saj ka përkrahur edhe Projektligjin për rregullimin e çmimit të barnave.

    “Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të OFK të mbajtur më 13.01.2023 ku edhe është shqyrtuar ky projektligj si dhe komentet e përgatitura më herët nga kryesia unanimisht u votua për përkrahje të fuqishme të kësaj reforme të cilën komuniteti i farmacisë e pret tashme shumë vite. Megjithatë ne si Këshill Drejtues kemi disa komente teknike dhe profesionale të cilat duhet të analizohen me kujdes nga grupi punues e posaçërisht marzhat e parapara pasi janë jetike në funksionimin afatgjatë të sektorit farmaceutik si me shumicë ashtu edhe me pakicë”, thuhet në njoftim.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Vëllai i rojës së vrarë në “Bon Vivant”: I shokuar nga vendimi i gjykatës, do të ankohem

    January 13, 2023

    Kurti: Rritëm buxhetin për ushtri, rekrutuam 820 ushtarë e 30 kadetë

    January 13, 2023

    Ramabaja thotë së serbët në Kosovë duhet ta kenë një vetëqeverisjes lokale të fuqishme

    January 13, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Vëllai i rojës së vrarë në “Bon Vivant”: I shokuar nga vendimi i gjykatës, do të ankohem

    By A.JJanuary 13, 20230

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar sot me 25 vjet burgim dy të akuzuarit…

    Oda e Farmacistëve: Mungesa e garancisë së cilësisë për barna rrezikon shëndetin publik

    January 13, 2023

    Kurti: Rritëm buxhetin për ushtri, rekrutuam 820 ushtarë e 30 kadetë

    January 13, 2023

    Ramabaja thotë së serbët në Kosovë duhet ta kenë një vetëqeverisjes lokale të fuqishme

    January 13, 2023

    TË TJERA

    Oda e Farmacistëve: Mungesa e garancisë së cilësisë për barna rrezikon shëndetin publik

    January 13, 2023

    FIFA dënon Serbinë për ofendimin ndaj Xhakës dhe Shaqirit

    January 13, 2023

    Vetëm në vitin 2022, rreth 1 milion njerëz shkuan në Turqi për të mbjellë flokët

    January 12, 2023

    Getinjo për Stresin: S’e ka bo punën hala, se ia boj bajat edhe atij

    January 12, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Vëllai i rojës së vrarë në “Bon Vivant”: I shokuar nga vendimi i gjykatës, do të ankohem

    January 13, 2023

    Oda e Farmacistëve: Mungesa e garancisë së cilësisë për barna rrezikon shëndetin publik

    January 13, 2023

    Kurti: Rritëm buxhetin për ushtri, rekrutuam 820 ushtarë e 30 kadetë

    January 13, 2023
    REKLAMË
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.