KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

OBRM-PDUKM: Valbon Limani i ikë përgjegjësisë për skandalin me ujin

OBRM-PDUKM: Valbon Limani i ikë përgjegjësisë për skandalin me ujin

“Valbon Limani, kandidati i Filipçes, Ahmetit dhe Taravarit, ka treguar se gjëja më e rëndësishme për të është të ruajë pozicionin e tij, jo besimin e qytetarëve. Në vend që të dalë para publikut me ndjenjë përgjegjësie dhe të pranojë se si kryetar bashkie mban përgjegjësinë më të madhe për ngjarjet në Komunën e Gostivarit, ai zgjodhi të distancohet nga skandali i ujit dhe të thotë se nuk ndjen asnjë përgjegjësi morale”, thonë nga OBRM-PDUKM.

“Kur i gjithë qyteti preket nga një problem kaq serioz, qytetarët nuk presin justifikime, por llogaridhënie. Nëse kryetari i komunës nuk është përgjegjës për punën e njerëzve që ai vetë i emëroi për të menaxhuar ndërmarrjet publike, atëherë kush është?”.

“Shqetësuese është edhe heshtja e LSDM-së, BDI-së dhe Taravarit. Në vend që të kërkojnë përgjegjësi nga kandidati i tyre, ata zgjodhën të heshtin. Natyrisht, kur bëhet fjalë për zyrtarët e tyre, standardet ndryshojnë dhe parimet zhduken”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas partisë në pushtet, askush nuk duhet të mbrohet nga përgjegjësia politike ose institucionale.

Ata u bëjnë thirrje institucioneve kompetente që ta sqarojnë plotësisht rastin, pa selektivitet dhe pa llogaritje politike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.