KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

OBRM-PDUKM: Në vend të dënimit, Venko Filipçe hesht dhe bashkëpunon me mohuesit e Maqedonisë

OBRM-PDUKM: Në vend të dënimit, Venko Filipçe hesht dhe bashkëpunon me mohuesit e Maqedonisë

“Dy javë pas deklaratës së Ministres së Jashtme bullgare Velislava Petrova Çamova, e cila e quajti popullin maqedonas “maqedonas të Veriut”, kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, vazhdon të heshtë”, thonë nga OBRM-PDUKM duke akuzuar kryetarin e LSDM-së heshtja e tij është “një turp dhe poshtërim i drejtpërdrejtë për popullin dhe shtetin maqedonas”.

“Venko Filipçe nuk ka qëndrim dinjitoz dhe nuk mbron identitetin kombëtar. Ai hesht përballë fyerjeve nga Bullgaria, bën llogaritje personale dhe vazhdon me një politikë servilizmi”, thuhet në deklaratë.

“Filipçe nuk u distancua nga qëndrimet ofenduese të anëtarëve të partisë së tij. Ata përmendën veçanërisht anëtarin e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Rubin Zemon, i cili deklaroi publikisht se Goce Delçev është një mit dhe se ai “nuk bëri asgjë për Maqedoninë””.

“Filipce po ndjek një politikë poshtërimi dhe po hap hapësirë për shantazhe të reja ndaj Maqedonisë, vetëm për të ardhur në pushtet. Ndërsa populli maqedonas pret një qëndrim të vendosur burrështetas dhe vija të kuqe mbi identitetin, gjuhën dhe historinë, Filipçe mbështet në heshtje narrativat që mohojnë Maqedoninë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.