KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI e vendosën gjyqësorin nën kontroll politik

OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI e vendosën gjyqësorin nën kontroll politik

OBRM-PDUKM ka akuzuar se pushteti i kaluar, i udhëhequr nga LSDM dhe BDI, e ka vendosur plotësisht gjyqësorin nën kontroll politik, duke pretenduar se përzgjedhja dhe shkarkimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është bërë nën presione partiake.

Nga partia theksojnë se, sipas tyre, me udhëzim të udhëheqjes së atëhershme të LSDM-së dhe ish-kryeministrit Zoran Zaev janë zgjedhur gjyqtarë dhe prokurorë “të përshtatshëm dhe të dëgjueshëm”, ndërsa ata që nuk kanë qenë nën kontroll politik janë shkarkuar në afate të shkurtra.

Si shembull, OBRM-PDUKM përmend ish-gjyqtarin e Gjykatës Supreme, Risto Katevenovski, i cili në një paraqitje televizive ka deklaruar se është shkarkuar pasi ka refuzuar të japë mendim pozitiv në një lëndë gjyqësore, për të cilën, sipas tij, ka pasur kërkesa nga pushteti i atëhershëm dhe partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI.

Sipas pretendimeve të tij, pas një deklarate të dhënë në një seancë gjyqësore, ku kishte theksuar nevojën për konsultim shtesë me kolegët në një rast që lidhej me ish-ministren e Punëve të Brendshme Gordana Jankulovska, Këshilli Gjyqësor ka thirrur mbledhje urgjente dhe të nesërmen ka marrë vendim për shkarkimin e tij.

Siç përcjell OBRM-PDUKM, Katevenovski ka vlerësuar se shkarkimi nuk ka qenë rastësor, por rezultat i vendimeve politike të pushtetit të atëhershëm, përkatësisht të LSDM-së dhe BDI-së.

Nga kjo parti theksojnë se dëshmi të tilla, sipas tyre, e konfirmojnë tezën se gjyqësori dhe prokuroria kanë qenë nën kontroll të plotë politik dhe se nga qendrat partiake janë diktuar procedurat gjyqësore dhe përgjegjësitë.

OBRM-PDUKM vlerëson se rasti përbën dëshmi për partizimin e institucioneve në periudhën e kaluar dhe bën thirrje për përcaktimin e përgjegjësisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.