KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Objektet pa leje në oborrin e QKUK-së do të rrënohen

Objektet pa leje në oborrin e QKUK-së do të rrënohen

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka përfunduar verifikimin e pronësisë së oborrit ku së shpejti do të nisë lirimi i hapësirave të uzurpuara dhe rrënimi i objekteve pa leje.

Lajmi është konfirmuar nga vetë QKUK-ja përmes një njoftimi në Facebook, ku komisioni i posaçëm i QKUK-së, i formuar në mars të këtij viti, ka verifikuar gjendjen pronësore në bashkëpunim me Drejtorinë e Kadastrit të Komunës së Prishtinës, përmes ortofotove dhe planeve kadastrale.

Sipas të dhënave kadastrale, brenda oborrit të QKUK-së nuk figuron asnjë pronë private.

Postimi i plotë:

Objektet pa leje në oborrin e QKUK-së do të rrënohen, hapësirat e uzurpuara prej shumë vitesh po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka përfunduar verifikimin e pronësisë së oborrit. Së shpejti do të nisë lirimin e hapësirave të uzurpuara dhe rrënimin e objekteve pa leje.

Komisioni i posaçëm i QKUK-së, i formuar në mars të këtij viti, ka verifikuar gjendjen pronësore në bashkëpunim me Drejtorinë e Kadastrit të Komunës së Prishtinës, përmes ortofotove dhe planeve kadastrale. Sipas të dhënave kadastrale, brenda oborrit të QKUK-së nuk figuron asnjë pronë private.

QKUK-ja u ka dërguar dy njoftime zyrtare shfrytëzuesve të lokaleve afariste dhe kioskave, duke u kërkuar të dëshmojnë bazën ligjore për shfrytëzimin e këtyre hapësirave. Asnjëri prej tyre nuk ka paraqitur certifikatë pronësie apo dëshmi se objekti është në proces legalizimi. Ndër dokumentet e dorëzuara ka pasur kontrata të skaduara dhe aktvendime të paregjistruara në kadastër.

Vendosmëria e QKUK-së është mbështetur edhe në terren nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), i cili gjatë inspektimeve të ditëve të fundit i ka vërtetuar konstatatimet e lartëcekura.

Me konfirmimet kadastrale dhe rekomandimet zyrtare si nga Inspektorati Komunal, ashtu edhe nga ai i MMPHI-së, menaxhmenti i QKUK-së tashmë ka në dorë të gjitha instrumentet ligjore dhe do t’i përdorë për t’ua kthyer pacientëve e qytetarëve pronën publike. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.