Të paktën një person ka humbur jetën në një sulm gjatë natës në Shën Petersburg, i cili goditi me sukses dy objekte të naftës në këtë qytet.
Guvernatori i rajonit, Alexander Beglov, tha se po shuheshin zjarret në Terminalin e Naftës në Shën Petersburg dhe në depon e naftës Ruchyi, pas sulmit, nga i cili u lënduan të paktën pesë persona.
Kievi ende nuk ka komentuar sulmet. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi të shtunën në mëngjes se Rusia e kishte goditur sektorin energjetik të vendit të tij 76 herë që kur Donald Trump shpalli javën e kaluar një “armëpushim energjetik”, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.
Pas këtij njoftimi, Ukraina i kishte ndërprerë për tri ditë sulmet ndaj objekteve ruse të naftës, të cilat, sipas saj, synojnë të kufizojnë burimin kryesor të të ardhurave që Moska përdor për të financuar luftën. Ndërkohë, Kievi e akuzoi Rusinë se po vazhdonte sulmet.
Ukraina i rifilloi sulmet në fillim të kësaj jave, duke shkaktuar zemërimin e Trumpit, i cili bëri thirrje për një armëpushim, me qëllim lehtësimin e zbatimit të një marrëveshjeje që kishte arritur me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për furnizimin me naftë dizel.

