Grupi legjendar, Oasis, do të jetë në qendër të një dokumentari të ri që do të ndjekë turneun e tyre të rikthimit dhe marrëdhënien mes vëllezërve Noel dhe Liam Gallagher.
Dokumentari, i realizuar nga Steven Knight, do të publikohet më 11 shtator dhe do të përfshijë për herë të parë pas 25 vitesh një intervistë të përbashkët të dy vëllezërve, të cilët dikur ishin në konflikt të hapur, shkruan DailyMail.
Filmi do të shfaqë pamje nga prapaskenat e turneut, provat dhe jetën e grupit në skenë dhe jashtë saj, duke sjellë edhe historinë e fansave dhe ndikimin e muzikës së tyre.
Ribashkimi i Oasis pas shumë vitesh ndarje ka rikthyer interesin global për grupin dhe konsiderohet një nga rikthimet më të mëdha në historinë e muzikës britanike. /Telegrafi/