KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“O xheneti im”, Stresi publikon mesazhet prekëse me nënën

“O xheneti im”, Stresi publikon mesazhet prekëse me nënën

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga marrëdhënia e tij me nënën, duke treguar edhe një herë anën e tij më të ndjeshme.

Artisti ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë të bisedës me të ëmën, ku i drejtohet me fjalë të përzemërta dhe shpreh gjithë mirënjohjen për dashurinë, edukimin dhe mbështetjen që ka marrë prej saj.

Në mesazhin e tij, Stresi e quan nënën “xheneti jem”, ndërsa thekson se ndihet i qetë në shpirt, pasi gjatë gjithë jetës ka dashur dhe respektuar prindërit e tij.

Foto: Instagram

Për reperin, lidhja me familjen ka qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës.

Në raste të ndryshme, ai ka folur hapur për afërsinë me prindërit dhe rëndësinë që ata kanë në rrugëtimin e tij personal dhe profesional.

Postimin emocional, Stresi e ka shoqëruar me një mesazh të thjeshtë, por domethënës: “Zoti i bekoftë nënat tona”.

Një dedikim që mori vëmendjen e ndjekësve dhe tregoi një tjetër dimension të reperit, larg imazhit të tij të fortë që publiku është mësuar të shohë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.