KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

NYT: Shkarkohet nga puna zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, vetëm pesë ditë pasi mori detyrën

NYT: Shkarkohet nga puna zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, vetëm pesë ditë pasi mori detyrën

Katie Zacharia, zëdhënësja e re e presidentit Donald Trump, u shkarkua të premten, pasi qëndroi në këtë detyrë për më pak se një javë, sipas tre personave të njohur me çështjen, raporton “New York Times”.

As Shtëpia e Bardhë dhe as Zacharia nuk iu përgjigjën kërkesave për koment, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, Trump u tha gazetarëve të premten se e kishte inkurajuar Zacharian ta “rishqyrtonte” këtë detyrë.

“Sinqerisht, po të isha në vendin tuaj, do ta rishqyrtoja”, tha ai, duke rrëfyer bisedën me zëdhënësen e tij. Ai shtoi: “Katie, a ke nevojë për këtë? Nuk mendoj se ke nevojë për këtë”.

Zacharia pati një fillim të vështirë në këtë detyrë, me konferencën e saj të parë dhe të fundit për shtyp të martën.

Pas saj, mediat publikuan një sërë titujsh që ngritën pikëpyetje nëse ajo ishte paraqitur në mënyrë të pasaktë si avokate, pasi presidenti e kishte cilësuar si “juriste”, pavarësisht se ajo kishte dështuar në provimin e jurisprudencës. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.