KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nxirrte dokumente të Republikës së Kosovës kundërligjshëm në kioskën e tij, arrestohet një person në Leposaviq

Nxirrte dokumente të Republikës së Kosovës kundërligjshëm në kioskën e tij, arrestohet një person në Leposaviq

Një person është arrestuar në Leposaviq mëngjesin e së martës, pasi që i njëjti dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme kishte bërë nxjerrjen e dokumenteve zyrtare të Republikës së Kosovës, shkruan Zeri.info.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin ditor, këto dokumente kishin të bënin me regjistrimin civil.

Gjatë kontrollit në kioskën e të dyshuarit, Policia si prova materiale ka gjetur dhe ka konfiskur pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshime.

I njëjti pas intervistimit të prokurorit është dërguar në mbajtje, përderisa lidhur me këtë rast janë intervistuar edhe dy dëshmitar.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Leposaviq 20.10.2026-08:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka bërë nxjerrjen e dokumenteve zyrtare të Republikës së Kosovës që ndërlidhen me regjistrimin civil. Gjatë kontrollit në kioskën e të dyshuarit si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme. Lidhur me rastin janë intervistuar dy dëshmitarë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.