KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri

Dy predha luftarake, të mbetura në fund të detit në Gjirin e Porto-Palermos, u nxorën këtë të premte në sipërfaqe gjatë një operacioni të kryer nga polumbarët e Bazës Ushtarake Detare të Pashalimanit, në prani edhe të ekspertëve të xhenios, ushtarakëve të Forca Detare të Shqipërisë, emergjencave civile si edhe të Bashkisë Himarë.

Predhat ndodheshin pranë kalatave të ankorimit të anijeve turistike në Porto-Palermo.

Edhe pse në thellësi të konsiderueshme dhe nën ujë për më shumë se 80 vjet, ato konsideroheshin ende me rrezik potencial.

Pas nxjerrjes në sipërfaqe, predhat u morën nga ekspertët e ushtrisë për t’u asgjësuar në kushte sigurie./Euronews Albania

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.