KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Nxënësi nga Peja, Fron Shala, certifikohet nga HarvardX në kursin e astronomisë

Nxënësi nga Peja, Fron Shala, certifikohet nga HarvardX në kursin e astronomisë

Një sukses i veçantë vjen nga Shkolla Fillore “Asdreni” në Pejë, ku nxënësi Fron Shala ka arritur të certifikohet me sukses në një program prestigjioz ndërkombëtar.

Froni ka përfunduar kursin shkencor “SPU30x: Super-Earths and Life” në platformën HarvardX, pjesë e Harvard University, duke dëshmuar njohuri të avancuara në fushën e astronomisë që në moshë të hershme.

Në njoftimin e kësaj shkolle thuhet se, përmes këtij kursi, nën mentorimin e profesorëve më të mirë të astronomisë si Dimitar Sasselov, Froni ka eksploruar tema komplekse mbi kërkimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor dhe kushtet e jetës në gjithësi.

“Kjo certifikatë e verifikuar nuk dëshmon vetëm njohuritë e tij të thella në shkencë, por edhe përkushtimin, disiplinën dhe vullnetin për të ndjekur standardet më të larta akademike botërore që në moshë të hershme. Si shkollë, ndihemi krenarë që nxënësit tanë si Froni po dëshmojnë se me punë dhe ambicie, rruga drejt institucioneve më elitare të botës është e hapur. Urime Fronit! Vazhdo të na bësh krenarë me rrugëtimin tënd drejt dijes”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.