KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Nusja befason të gjithë: Fustanin e bardhë e bleu për vetëm 2 euro

Nusja befason të gjithë: Fustanin e bardhë e bleu për vetëm 2 euro

Ndërsa një fustan nusërie mund të kushtojë mbi 1,700 euro, Gina Dodds arriti të dukej mahnitëse në ditën e saj të veçantë me një fustan që i kushtoi vetëm rreth 2 euro.

Gina dhe Jacob Dodds u martuan më 12 gusht, në një ceremoni ku kursimi dhe bamirësia ishin në qendër të vëmendjes. Çifti nga Chesteri i Anglisë u kërkoi të ftuarve të vishnin rroba të përdorura dhe të kontribuonin për bamirësi.

Edhe fustani i nusërisë dhe unaza e Ginës u blenë në një dyqan bamirësie, ndërsa paratë e mbledhura shkuan për kauza të rëndësishme, transmeton Klankosova.tv.

Gina tregoi se fustanin e kishte zbuluar rastësisht në vitrinën e dyqanit, ku disa artikuj shiteshin për vetëm 2 paund, afërsisht 2.30 euro. Ajo nuk pati mundësi ta provonte, por kur e mori në shtëpi, i rrinte në mënyrë perfekte.

Për ta bërë dasmën edhe më të veçantë, ajo u kërkoi të ftuarve të blinin veshjet në dyqane bamirësie dhe të ruanin faturat, në mënyrë që të llogaritnin shumën e dhuruar së bashku.

Sipas Ginës, ideja u prit shumë mirë dhe frymëzoi edhe njerëzit që zakonisht nuk blinin rroba të përdorura. Ajo tha se ndihej e mrekullueshme me fustanin e saj dhe se ishte e lumtur që dita e dasmës kombinoi kursimin me ndihmën për të tjerët.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.