KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Numri i të vdekurve nga sulmi i Huthëve në një kamp stërvitor në Jemen arrin në 73

Numri i të vdekurve nga sulmi i Huthëve në një kamp stërvitor në Jemen arrin në 73

Një sulm i kryer nga lëvizja Huthi e Jemenit kundër një kampi stërvitor të forcave të sigurisë qeveritare në provincën Shabwa, la të vdekur 73 persona, njoftoi zyra mediatike provinciale.

Kjo shifër e rrit numrin e viktimave të sulmit të së hënës, ndërsa luftimet po intensifikohen.

Katërmbëdhjetë persona rezultojnë ende të zhdukur, shtoi zyra.

Huthët, të cilët mbështeten nga Irani, dhe qeveria e Jemenit – e njohur ndërkombëtarisht dhe e mbështetur nga një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite – kanë shkëmbyer sulme që nga muaji shtator, kur grupi përparoi drejt territoreve pranë ngushticës Bab el-Mandeb, një pikë kyçe për lundrimin detar në hyrje të Detit të Kuq.

Autoritetet vendore bënë të ditur se, të hënën, tre raketa balistike goditën forcat e sigurisë gjatë një stërvitjeje. Pamje të verifikuara nga agjencia Reuters shfaqnin persona të plagosur dhe trupa të mbuluar me gjak të shpërndarë në tokë.

Më shumë se 200 persona kanë mbetur të plagosur, sipas guvernatorit të provincës, Awad al-Wazir.

Zëdhënësi ushtarak i Huthëve, Yahya Saree, deklaroi se kampi menaxhohej nga forcat saudite. Autoritetet saudite nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

Forcat qeveritare jemenase nisën një fushatë këtë muaj për të rimarrë zonat nën kontrollin e Huthëve, duke rifituar terren pranë ngushticës. Huthët po mbajnë të rrethuar Taizin, fortesën e fundit të madhe urbane të forcave kundër-Huthëve në zonat malore të Jemenit jugor. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.