E përditësuar: Sipas të dhënave të fundit preliminare të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje prin me 43,71% të votave (273,716 vota), duke ruajtur një diferencë të qartë ndaj rivalëve të saj.
Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,58% (135,165 vota), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur 17,99% të votave (112,632 vota).
Në vend të katërt është Aleanca me 7,28% (45,583 vota).
Nga 1,959,962 votues të regjistruar, deri tani kanë votuar 652,109 qytetarë, ose rreth 33,27% e totalit.
Procesi i numërimit vazhdon me një ritëm të shpejtë dhe pritet që rezultatet përfundimtare të jenë të qarta deri në ora 22:00
E plotësuar: Rezultatet më të fundit preliminare të zgjedhjeve në Kosovë tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm garën elektorale me 43.09% të votave të numëruara deri tani.
Sipas të dhënave të publikuara në orën 20:44, pas numërimit të mbi 72 përqind të votave, Vetëvendosje ka siguruar 207,253 vota, duke mbajtur diferencë të konsiderueshme ndaj partive rivale.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.82% ose 104,943 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës pozicionohet e treta me 17.98%, duke grumbulluar 86,456 vota.
Procesi i numërimit po vazhdon në mbarë vendin. Deri në momentin e publikimit të këtyre rezultateve janë numëruar 501,350 vota, që përfaqësojnë 25.58% të votuesve të regjistruar.
Po ashtu, janë përpunuar 1,819 nga 2,498 vendvotime, ose 72.82% e totalit të vendvotimeve në nivel vendi.
Rezultatet mbeten preliminare dhe pritet të pësojnë ndryshime me përfundimin e numërimit të të gjitha votave, përfshirë ato me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat nga diaspora.
E plotësuar: Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, lëvizja Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në zgjedhje me 42.27% të votave të numëruara, duke siguruar deri tani 145,002 vota, pas numërimit të mbi 54 për qind të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22.01% ose 75,492 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.26% dhe 62,649 vota.
Pas tyre vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.00% të votave, ndërsa Srpska Lista ka marrë 4.64%.
Sipas të dhënave të publikuara, deri në momentin e raportimit janë numëruar 357,758 vota, që përbëjnë 18.25% të elektoratit, ndërsa janë përpunuar 1,372 nga 2,498 vendvotime, ose 54.92% e totalit.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm në zgjedhjet parlamentare, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Pas numërimit të 829 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbëjnë 33.19% të totalit, Vetëvendosje ka siguruar 40.83% të votave ose 76,451 vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.02% apo 41,232 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban pozitën e tretë me 18.42% ose 34,488 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 8.88% të votave, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 4.64%. Koalicioni Vakat deri më tani ka fituar 0.95% të votave të numëruara.
E përditësuar: Sipas rezultateve preliminare të publikuara deri në orën 19:59, Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon të mbajë vendin e parë me 38.68% të votave të numëruara, duke grumbulluar 27,020 vota në nivel vendi.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.53% ose 15,740 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pozicionohet e treta me 17.85% dhe 12,467 vota.
Aleanca ka siguruar 9.71% të votave, ndërsa Srpska Lista ka marrë 5.32%. Më tej, Koalicija Vakat rezulton me 1.26% të votave.
Sipas të dhënave të paraqitura në sistem, deri më tani janë përpunuar 73,077 vota nga gjithsej 1,959,962 votues të regjistruar, që përfaqëson një pjesëmarrje prej 3.73%. Ndërkohë, janë numëruar 362 nga 2,498 vendvotime, ose rreth 14.49% e totalit.
Këto rezultate mbeten preliminare dhe pritet të ndryshojnë me vazhdimin e procesit të numërimit të votave në të gjitha komunat e Kosovës.
Pas mbylljes së vendvotimeve në mbarë vendin, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur procesin e numërimit të votave të hedhura në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026.
Qendrat e numërimit kanë filluar pranimin e materialit zgjedhor nga vendvotimet, ndërsa zyrtarët e KQZ-së kanë bërë të ditur se rezultatet preliminare do të publikohen gradualisht në platformën zyrtare të institucionit, sapo të përpunohen të dhënat nga terreni.
Procesi i numërimit po zhvillohet nën mbikëqyrjen e komisionerëve, vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, me qëllim garantimin e transparencës dhe integritetit të procesit zgjedhor.
Ndërkohë, partitë politike dhe kandidatët po presin rezultatet e para zyrtare, teksa mediat kanë publikuar projeksione dhe exit poll-e që japin një pasqyrë fillestare të vullnetit të qytetarëve.
KQZ-ja ka bërë thirrje për durim, duke theksuar se vetëm rezultatet e publikuara nga ky institucion duhet të konsiderohen si referencë zyrtare për ecurinë e zgjedhjeve.
Rezultatet mund t’i shikoni në kohë reale KËTU.
