Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar publikimin e rezultateve për kandidatët për deputetë, ndërsa deri më tani janë numëruar 2.016 nga gjithsej 2.498 vendvotime në nivel vendi.
Sipas rezultateve të përditësuara, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, vazhdon të prijë bindshëm në listën e partisë me 96.533 vota.
Pas tij renditet Përparim Gruda me 59.542 vota, ndërsa i treti është Arian Tahiri me 51.470 vota.
Në mesin e kandidatëve më të votuar të PDK-së janë edhe:
Uran Ismaili – 46.461 vota
Sala Jashari – 32.328 vota
Vlora Çitaku – 32.008 vota
Ganimete Musliu – 24.956 vota
Arben Mustafa – 22.317 vota
Mergim Lushtaku – 22.049 vota
Enver Hoxhaj – 21.945 vota
Në renditjen e mëtejshme pasojnë Rrahman Rama me 21.394 vota, Elmi Reçica me 18.550 vota, Jakup Nura me 18.235 vota dhe Altin Krasniqi me 17.755 vota.
Ndërkohë, në mesin e 20 kandidatëve më të votuar të PDK-së renditen edhe Besa Kabashi-Ramaj, Fadil Demaku, Eman Rrahmani, Bekim Haxhiu, Artan Behrami dhe Blerta Deliu-Kodra.
