KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Nuk u panë fare në Botëror”, Kroos tallet keq me tre yjet e Gjermanisë

“Nuk u panë fare në Botëror”, Kroos tallet keq me tre yjet e Gjermanisë

Toni Kroos ka thumbuar me ironi Jamal Musialën, Florian Wirtzin dhe Aleksandar Pavlovicin, gjatë një diskutimi për listën e parë të përzgjedhësit të Gjermanisë, Jurgen Klopp, që pritet të publikohet të enjten.

Në podcastin Einfach Mal Luppen, të cilin e drejton së bashku me vëllain Felix, kampioni i botës më 2014 u sfidua të përmendte tre futbollistë që nuk kishin marrë pjesë në Botërorin e fundit.

Kroos u përgjigj me sarkazëm: “Kam përmendur tre lojtarë që nuk morën pjesë në Botëror: Pavlovic, Wirtz dhe Musiala”.

Në fakt, të tre kishin luajtur me Gjermaninë në atë turne. Felixit iu deshën disa sekonda për ta kuptuar shakanë, para se të pyeste: “Çfarë? Në cilin Botëror nuk morën pjesë?”. Më pas, duke e kuptuar thumbimin, shtoi: “Sepse nuk u vunë re, apo çfarë?”.

Komenti i Kroosit ishte një referencë ndaj paraqitjes së dobët të treshes në turne, ku Gjermania u eliminua nga Paraguai në raundin e 32-të.

Më pas, Kroos përmendi tre lojtarë që i plotësonin vërtet kushtet e sfidës dhe që do të dëshironte t’i shihte në listën e parë të Kloppit: Tom Bischof dhe Lennart Karl nga Bayern Munichu, si dhe Said El Mala, talenti i ri i Kolnit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.