KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

“Nuk mund të thuash diçka të tillë”, ish-lojtari i Barcelonës kritikon ashpër Mbappen

“Nuk mund të thuash diçka të tillë”, ish-lojtari i Barcelonës kritikon ashpër Mbappen

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe i Francës, Samuel Umtiti, ka kritikuar deklaratat e fundit të Kylian Mbappes për Topin e Artë, duke e krahasuar sulmuesin francez me Lionel Messin.

Mbappe kishte deklaruar se e meriton ta fitojë çmimin prestigjioz individual, por Umtiti nuk u pajtua me këtë qëndrim.

“Nuk mund të thuash diçka të tillë!”, u shpreh ish-mbrojtësi francez.

Për ta shpjeguar mendimin e tij, Umtiti kujtoi periudhën kur ishte pjesë e Barcelonës dhe ndante dhomën e zhveshjes me Messin.

Sipas tij, argjentinasi e dinte se ishte lojtari më i mirë, por nuk do të shprehej në atë mënyrë.

“Edhe te Barcelona kam luajtur me Messin. Ai e dinte se ishte lojtari më i mirë, por më besoni, ishte e pamundur që gjatë gjithë jetës së tij të thoshte një fjali të tillë”, ka deklaruar Umtiti./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.