KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Nuk më pëlqen asnjëri prej tyre”, Gavi dërgon mesazh të fortë para “El Clasicos”

“Nuk më pëlqen asnjëri prej tyre”, Gavi dërgon mesazh të fortë para “El Clasicos”

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, ka dërguar një mesazh të fortë në drejtim të Real Madridit para El Clasicos, duke bërë të qartë se nuk ka simpati për rivalët e përjetshëm.

Futbollisti spanjoll theksoi se mungesa e Vinicius Juniorit, i cili është i suspenduar për përballjen në Camp Nou, nuk e ndryshon aspak dëshirën e tij për të fituar.

“Një Real Madrid më i dobët pa Viniciusin? Nuk më intereson. Është Real Madridi dhe, në fund të fundit, do të jap maksimumin, pavarësisht se kush luan”.

Mesfushori i Barcelonës nuk u ndal me kaq, duke zbuluar edhe qëndrimin e tij ndaj lojtarëve të skuadrës madrilene dhe rëndësinë që ka fitorja për tifozët katalunas.

“Me disa lojtarë shkoj më mirë, me disa të tjerë më keq, por në fushë nuk më pëlqen asnjëri prej tyre. Shpresoj vetëm t’ua dhuroj tifozëve fitoren, sepse e meritojnë”.

Gavi foli edhe për vështirësitë që përjeton kur nuk mund të luajë për shkak të lëndimeve, duke pranuar se e ka të vështirë t’i shikojë ndeshjet nga jashtë fushës.

“Kur jam i lënduar, vuaj shumë duke i shikuar ndeshjet. Nuk mund ta duroj t’i shikoj”, përfundoi mesfushori.

Kujtojmë, përballja do të zhvillohet në “Camp Nou” nga ora 21:00./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.