Harry Kane ka zbuluar cilësinë që, sipas tij, e bën Luis Diaz një futbollist të veçantë dhe një partner ideal në repartin ofensiv të Bayern Munichut.
Sulmuesi anglez ka folur me superlativa për yllin kolumbian, duke vënë në pah një aspekt të lojës së tij që shpesh kalon në plan të dytë përballë driblimeve dhe aksioneve spektakolare.
Sipas Kane, forca kryesore e Diaz qëndron te lëvizjet pa top dhe aftësia për të depërtuar në zonën kundërshtare në momentin e duhur.
Kolumbiani di të pozicionohet mirë për të përfituar nga pasimet, topat e rikuperuar dhe hapësirat e krijuara nga bashkëlojtarët.
“Ajo që më pëlqen më shumë tek Lucho është mënyra se si hyn në zonë. Këta gola janë thelbësorë. Duhet të jesh i pozicionuar mirë në shtyllën e largët dhe të shfrytëzosh rikuperimet. Kjo është pikërisht ajo që Lucho bën shumë mirë”, ka deklaruar Kane.
Pavarësisht disa kritikave në fillim të sezonit, Kane ka dalë në mbështetje të bashkëlojtarit të tij, duke theksuar rëndësinë e tij për ekipin bavarez.
Bashkëpunimi mes Diaz, Kane dhe Michael Olise është shndërruar në një nga armët kryesore të Bayern Munichut në fazën sulmuese.
Që nga transferimi i kolumbianit në Gjermani, Diaz dhe Kane kanë luajtur së bashku në 51 ndeshje, duke kontribuar drejtpërdrejt në 13 gola.
Ndërkohë, Kane mbetet i fokusuar te objektivi madhor i sezonit – fitimi i Ligës së Kampionëve.
Kapiteni i Anglisë ka theksuar se Bayern duhet të jetë më i vendosur në këtë garë dhe se ai personalisht ndihet në një formë shumë të mirë fizike për të vazhduar luftën për trofeun më prestigjioz evropian. /Telegrafi/