KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Nuk isha kurrë mjaftueshëm shqiptare, as mjaftueshëm amerikane” – modelja Eva Pepaj: E gënjeva babanë dhe ika vetëm drejt Los Angeles

“Nuk isha kurrë mjaftueshëm shqiptare, as mjaftueshëm amerikane” – modelja Eva Pepaj: E gënjeva babanë dhe ika vetëm drejt Los Angeles

Eva Pepaj ka qenë së fundmi e ftuar në “Wild Truth Podcast” me Max Amini, së bashku me partnerin e saj, Javier, ku ka folur hapur për familjen, Shqipërinë, emigrimin dhe rrugëtimin e saj drejt Hollywood-it.

Eva tregoi se dashuria për aktrimin i lindi që në fëmijëri, e frymëzuar nga babai i saj, i cili ishte aktor teatri në Shqipëri.

Ajo u largua drejt SHBA-së në moshën 12-vjeçare, një periudhë që e përshkroi si të vështirë.

“Nuk isha kurrë mjaftueshëm shqiptare dhe nuk isha kurrë mjaftueshëm amerikane”, rrëfeu ajo, duke treguar vështirësinë për t’u përshtatur mes dy kulturave.

Pas shkollës së mesme, Eva vendosi të shkonte e vetme në Los Angeles.

Ajo tregoi se madje i kishte thënë babait se kishte gjithçka të sistemuar, ndërsa në të vërtetë nuk kishte asgjë të sigurt.

“Mora makinën dhe erdha në Los Angeles”, tregoi ajo.

Foto: YouTube

Modelingu ishte një hap i rëndësishëm në karrierën e saj, por Eva e kuptoi se dëshironte më shumë.

“Isha e bukur dhe më punësonin, por kishte diçka më shumë”, u shpreh ajo.

Gjatë intervistës, Eva foli edhe për jetën e saj personale dhe marrëdhënien me partnerin Javier.

Rrëfimi i saj solli në vëmendje një histori të nisur në Shqipëri dhe të vazhduar në Amerikë, mes sfidave të emigrimit dhe ëndrrës për të ndërtuar një karrierë në Hollywood. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.