KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Nuk ia kam lejuar vetes të gjej dikë tjetër”, Indri i hap zemrën Vanesës: Ndarja është traumë e madhe

“Nuk ia kam lejuar vetes të gjej dikë tjetër”, Indri i hap zemrën Vanesës: Ndarja është traumë e madhe

Në Ferma VIP, Indri ka ndarë një rrëfim emocional me Vanesën, ku ka folur hapur për periudhën pas ndarjes nga bashkëshortja dhe ndikimin që ajo ka pasur në jetën e tij.

“Nuk ia kam lejuar vetes të mendoj veten me dikë tjetër në këtë periudhë, plus edhe ndarja do kohë për t’u shuar 100 për qind, sepse janë trauma të mëdha, mos e provofsh nga njëra anë”, tha ai.

Ferma VIP/Instagram

“Sepse ti nuk e bën një fëmijë me dikë me idenë që të ndahesh, nuk e pret, është traumë. Kështu që këto gjëra bashkë më kanë bërë që në mënyrë të fortë të vendos barriera dhe sinqerisht nuk kam provuar kurrë një atraksion, një interes të tillë në këto dy vite”, është shprehur Indri gjatë bisedës.

Deklarata e tij ka ardhur në një moment të afërt dhe të hapur me Vanesën, ndërsa dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit brenda formatit.

Biseda e tyre ka nxjerrë në pah gjendjen emocionale të Indrit dhe mënyrën se si ai po e përjeton ende këtë periudhë të jetës së tij personale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.