KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Nuk është më i paprekshëm, Arsenali pranon ofertën e gjigantit turk për yllin e skuadrës

Nuk është më i paprekshëm, Arsenali pranon ofertën e gjigantit turk për yllin e skuadrës

Besiktasi po intensifikon përpjekjet për transferimin e Leandro Trossard, me drejtuesit e klubit turk, Serdal Adali dhe Onder Ozen, që po udhëheqin negociatat për sigurimin e shërbimeve të sulmuesit belg, sipas raportimeve nga Sporx.

Sipas të njëjtit raportim, klubi nga Stambolli ka paraqitur një ofertë prej 20 milionë eurosh për Trossard dhe Arsenali e ka pranuar këtë propozim, duke bërë që vendimi përfundimtar tani të mbetet në duart e vetë lojtarit.

Besiktasi raportohet se është i gatshëm të bëjë gjithçka për ta finalizuar marrëveshjen gjatë kësaj vere, me synimin për të mposhtur konkurrencën e klubeve të tjera të interesuara, përfshirë edhe disa skuadra nga Arabia Saudite.

Trossard aktualisht ndodhet me Belgjikën në Kupën e Botës 2026 dhe pritet të presë përfundimin e turneut përpara se të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.

Megjithatë, drejtuesit e Besiktasit po kërkojnë një përgjigje sa më të shpejtë, me drejtorin sportiv të klubit që u ka bërë të qartë përfaqësuesve të lojtarit se klubi nuk mund të presë pafundësisht në kushtet e interesimit në rritje nga skuadra të tjera.

Mbetet të shihet nëse 31-vjeçari do të vendosë të vazhdojë karrierën në Turqi apo do të zgjedhë një tjetër destinacion pas përfundimit të Kupës së Botës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.