KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nuk është më bionde! Gigi Hadid shfaqet ndryshe se kurrë më parë

Nuk është më bionde! Gigi Hadid shfaqet ndryshe se kurrë më parë

Gigi Hadid ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm, ndërsa reagimet për pamjen e saj të re janë ekskluzivisht pozitive

Njëra nga modelet më të njohura të kohës sonë, Gigi Hadid, ka vendosur të hyjë në vitin 2026 si një person “i ri”. Edhe pse gjithmonë e kemi njohur si bionde, ajo ka bërë një ndryshim drastik dhe i është bashkuar bruneve fatale.

Ajo ka zëvendësuar fijet bionde me një bob modern ngjyrë të zezë dhe ky ndryshim rezultoi shumë i guximshëm, por njëkohësisht edhe një zgjedhje e goditur kur bëhet fjalë për tiparet e fytyrës së Gigi Hadid. Ky stil i ka dhënë asaj një pamje krejtësisht të re dhe një identitet të ri me një dozë dramatike, ndaj tani po shohim një Gigi krejt ndryshe.

Fotografitë janë publikuar në Instagram, por ende nuk dihet nëse ngjyra e re e flokëve është e përhershme apo bëhet fjalë vetëm për një nga eksperimentet e përkohshme që modelja ka ndërmarrë në bashkëpunim me një shtëpi të njohur kozmetike.

Megjithatë, duke pasur parasysh ortekun e reagimeve pozitive ndaj kësaj paraqitjeje dhe imazhit të ri të modeles së famshme, është e mundur që ajo të vendosë të mbetet brune për një kohë më të gjatë, transmeton Telegrafi.

Prej vitesh e kemi parë si bionde, ndoshta ka ardhur koha për diçka të re…sidomos tani, pasi Bradley Cooper e ka fejuar në fund të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.