Tecno ka prezantuar një version special të Pova 8 Pro, të krijuar në bashkëpunim me ekipin e dizajnit të Tonino Lamborghini.
Telefoni vjen me një dizajn sportiv, detaje të kuqe, logon e Lamborghini-t dhe një panel të pasmë me efekt që ndryshon sipas këndit të shikimit.
Ai përfshin gjithashtu një ekran matricor pranë kamerave për njoftime dhe grafikë të personalizuar.
Për specifikat, pajisja ka procesorin MediaTek Dimensity 7400, ekran 6.78-inç AMOLED me rezolucion 1.5K dhe rifreskim deri në 144Hz.
Kamera kryesore është 50MP, ndërsa ajo ultra-wide 8MP.
Memoria nis nga 8GB RAM dhe 256GB hapësirë, ndërsa versioni më i avancuar arrin në 16GB RAM dhe 512GB.
Çmimi zyrtar ende nuk është bërë i ditur, por pritet të jetë rreth 800–1000 dollarë.
Një Lamborghini i vërtetë kushton shumë më tepër, por ky telefon mund të jetë mënyra më e lirë për të pasur pak nga stili i markës italiane.