KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

NPOST paralajmëron qytetarët për mesazhe mashtruese në emër të kompanisë

NPOST paralajmëron qytetarët për mesazhe mashtruese në emër të kompanisë

Kohëve të fundit po qarkullojnë mesazhe të shumta mashtruese që po dërgohen në emër të kompanive të ndryshme, e kryesisht atyre që kryejnë shërbime postare.

Një rast i tillë po ndodh edhe me kompaninë NPOST, e cila ka njoftuar qytetarët se kanë filluar të qarkullojnë mesazhe phishing (mashtruese) që dërgohen në emër të kompanisë.

Kompania u bënë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, pasi NPOST dërgon njoftime vetëm përmes SMS, jo përmes email-it ose iMessage.

“Domain-i i vetëm zyrtar i NPOST është NPO.ST, dhe çdo link tjetër, si .work, .com, .net, etj., nuk i përket kompanisë. Mesazhet mashtruese shpesh kërkojnë përditësim adrese, pagesa shtesë ose konfirmim të të dhënave personale, duke u prezantuar si komunikime zyrtare”, thuhet në njoftim.

Disa ditë më parë, edhe Policia e Kosovës paralajmëroi qytetarët për fushata të ngjashme mashtruese përmes SMS-ve, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos klikojnë në link-e të dyshimta dhe të kontaktojnë direkt shërbimin ndaj klientit për verifikim.

“Mesazhet mashtruese duhet të fshihen menjëherë, ndërsa çdo pagesë e kryer gabimisht duhet të raportohet menjëherë në bankën përkatëse dhe në stacionin policor më të afërt.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve, duke ftuar qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar për të mbrojtur vetveten nga aktivitetet kriminale online”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.