KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

NPL “Kastrioti” në Obiliq nis grumbullimin e mbeturinave dhe shpërndarjen e faturave të reja

NPL “Kastrioti” në Obiliq nis grumbullimin e mbeturinave dhe shpërndarjen e faturave të reja

Në Komunën e Obiliqit ka nisur zyrtarisht shërbimi i grumbullimit dhe largimit të mbeturinave nga Ndërmarrja Publike Lokale “Kastrioti”, përmes Departamentit të Mbeturinave.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka bërë të ditur se ky shërbim ka filluar të ofrohet nga data 1 qershor, ndërsa nga sot ka nisur edhe shpërndarja e faturës së re për këtë shërbim.

“Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se NPL ‘Kastrioti’, përmes Departamentit të Mbeturinave, ka filluar ofrimin e shërbimit të grumbullimit dhe largimit të mbeturinave nga data 1 qershor”, ka bërë të ditur Thaçi.

Ai ka njoftuar gjithashtu se nga sot ka filluar edhe procesi i faturimit për këtë shërbim.

“Ndërkaq, nga sot fillon shpërndarja e faturës së re për këtë shërbim nga NPL ‘Kastrioti’ – Departamenti i Mbeturinave”, ka shtuar ai.

Në fund, Thaçi ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për një ambient më të pastër.

“Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj në funksion të një mjedisi më të pastër dhe më të rregullt. Së bashku për një Obiliq më të pastër”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.