NPL “Fushë Kosova” ka njoftuar se ka realizuar pastrimin e varrezave në Miradi të Poshtme, në kuadër të aktiviteteve për mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Sipas njoftimit të ndërmarrjes, ky aktivitet ka për qëllim ruajtjen e pastërtisë dhe mirëmbajtjen e ambientit, duke kontribuar në krijimin e hapësirave më të pastra dhe më të rregulluara për qytetarët.
Ndërmarrja ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për mirëmbajtjen e hapësirave publike në qytetin e Fushë Kosovës dhe në fshatrat përreth.
“NPL kujdeset për qytetin, fshatrat dhe qytetarët!”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

