KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

NPK “Sharri”: Ndalohet përdorimi i ujit për pije në Poroj, Xhepçisht dhe Reçicë

NPK “Sharri”: Ndalohet përdorimi i ujit për pije në Poroj, Xhepçisht dhe Reçicë

NPK “Sharri” Tetovë informon se banorët e fshatrave Poroj, Xhepçisht, Reçicë e Madhe dhe Reçicë e Vogël (prej varezave të fshatit Reçicë e vogel deri ne fshatin Reçicë e Madhe) se pas analizave të kryera për cilësinë e ujit, është konstatuar se uji nuk plotëson kushtet për përdorim si ujë i pijshëm.

“Për këtë arsye “ndalohet përdorimi i ujit për pije” deri në një njoftim të mëtejshëm nga institucionet kompetente. Theksojmë se NPK “Sharri” nuk është kompetente për furnizimin me ujë të këtyre fshatrave, pasi këto vendbanime nuk furnizohen me ujë nga sistemi i ujësjellësit të qytetit të Tetovës, i cili menaxhohet nga NPK “Sharri”. Për rrjedhojë, përgjegjësia për furnizimin dhe menaxhimin e ujësjellësit në këto fshatra është në kompetencë të strukturave përkatëse lokale”.

“Megjithatë, për shkak të rëndësisë së situatës dhe mbrojtjes së shëndetit publik, banorët këshillohen të respektojnë ndalesën dhe të mos e përdorin ujin për konsum, deri në sigurimin e rezultateve që konfirmojnë se uji është i sigurt për pije. Për çdo informacion të mëtejshëm, banorët duhet t’u drejtohen institucioneve dhe bashkësive lokale kompetente për këto sisteme ujësjellësi”, thonë nga NPK.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.