KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Notat e lojtarëve, Barcelona 1-2 Real Madrid: Mbappe shkëlqen, Yamal zhgënjen

Notat e lojtarëve, Barcelona 1-2 Real Madrid: Mbappe shkëlqen, Yamal zhgënjen

Real Madridi ka triumfuar në El Clásicon ndaj Barcelonës, në kuadër të javës së dhjetë të La Ligës me rezultat 2-1.

Kylian Mbappe kaloi i pari Real Madridin në epërsi, Raphinha barazoi për Barcelonën, por francezi shënoi sërish për ta vulosur fitoren 2-1 të madrilenëve në El Clásico.

Kylian Mbappe ishte ndër lojtarët më të dalluar në fitoren e Real Madridit ndaj Barcelonës, duke marrë notën 8.2. Francezi realizoi golin e parë dhe të dytë të madrilenëve dhe ishte vazhdimisht kërcënim për mbrojtjen katalunase.

Edhe Jude Bellingham u paraqit mirë, duke u vlerësuar me notën 7.6, ndërsa Dean Huisjen mori 7.5, notën më të lartë në mesin e lojtarëve të paraqitur në formacionin e Real Madridit.

Mbappe udhëheq Real Madridin për fitoren ndaj Barcelonës në ‘Camp Nou’ telegrafi.com

Te Barcelona, Raphinha ishte njëri nga lojtarët më të mirë, me notën 7.6. Pak më mirë ishte Anthony Gordon me 7.5.

Në anën tjetër, Lamine Yamal ishte njëri nga lojtarët që nuk arriti të përmbushte pritshmëritë. Ylli i Barcelonës u vlerësua me notën 6.8. Edhe Pau Cubarsi pati një paraqitje më të dobët, duke marrë notën 6.7.

Në përgjithësi, Real Madridi pati më shumë lojtarë me vlerësime të larta, ndërsa Barcelona nuk arriti ta shmangte humbjen e parë sezonale në La Liga.

Notat e lojtarëve të Barcelonës dhe Real Madridit

/Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.