KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Not falas për fëmijët e Prishtinës, Sahiti flet për programin social (VIDEO)

Not falas për fëmijët e Prishtinës, Sahiti flet për programin social (VIDEO)

Komuna e Prishtinës po vazhdon programin e notit falas për fëmijët, i cili po realizohet për të tretin vit radhazi. Këtë vit janë përfshirë 50 fëmijë, mbi 30 për qind e tyre me aftësi të kufizuara.

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelina Sahiti, tha se synimi i këtij programi është që të gjithë fëmijët të kenë mundësi të barabarta për përfshirje në aktivitete sportive.

“Secili fëmijë i Prishtinës duhet të ndihet i barabartë, të trajtohet njësoj dhe të ketë drejtësi sociale”, tha Sahiti në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Ajo ka folur edhe për programet e tjera të komunës, përfshirë mbështetjen për viktimat e dhunës në familje, lehonat përfituese të asistencës sociale, fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe të moshuarit pa përkujdesje familjare.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.