KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Noizy dhe Blerim Destani do të marrin pjesë në ZFF Masters në Cyrih për filmin “Blood Money”

Noizy dhe Blerim Destani do të marrin pjesë në ZFF Masters në Cyrih për filmin “Blood Money”

Reperi i njohur shqiptar Noizy, aktori Blerim Destani dhe aktori i njohur gjerman Moritz Bleibtreu do të jenë pjesë e programit “ZFF Masters” më 3 tetor në Cyrih.

Tre emrat do të ndajnë me publikun prapaskenat e realizimit të filmit “Blood Money”, një dramë e ashpër e arteve marciale në të cilën ata interpretojnë së bashku, raporton Albinfo.ch.

Noizy është një nga emrat më të njohur të skenës hip-hop në gjuhën shqipe, ndërsa Blerim Destani është i njohur për pjesëmarrjen në disa produksione ndërkombëtare, përfshirë “The Comeback Trail” dhe “Time of the Comet”, ku ka pasur edhe rol si producent.

Moritz Bleibtreu ka një karrierë të gjatë në kinemanë gjermane dhe ndërkombëtare.

Takimi do të mbahet më 3 tetor, në orën 11:00, në KINOKONI, në kuadër të Zurich Film Festival.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.