KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Noah Okafor sundon në “Old Trafford” – Ledds mposht Man Utd

Noah Okafor sundon në “Old Trafford” – Ledds mposht Man Utd

Në “Old Trafford”, Leeds United ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Manchester United në ndeshjen e vlefshme të javës së 32-të të Ligës Premier.

Leeds e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në epërsi që në minutën e 5-të me Noah Okafor, i cili realizoi me një goditje të saktë brenda zonës për 0–1.

Skuadra mysafire vazhdoi me ritëm të lartë dhe në minutën e 29-të dyfishoi avantazhin, sërish me Okafor, këtë herë pas një goditjeje të devijuar nga jashtë zone për 0–2, duke e vënë Manchester United në vështirësi të mëdha.

Në pjesën e parë, Man United nuk arriti të gjejë ritmin e duhur, ndërsa Leeds kontrolloi mirë ndeshjen dhe shfrytëzoi hapësirat në mbrojtjen vendase.

Situata u komplikua edhe më shumë për vendasit në minutën e 56-të, kur Lisandro Martínez u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së rishikuar nga VAR, duke e lënë Manchester United me 10 lojtarë.

Megjithatë, skuadra e Manchester United arriti të rikthehet në lojë në minutën e 69-të, kur Bruno Fernandes krosoi saktë në zonë dhe Casemiro shënoi me kokë për 1–2, duke rihapur ndeshjen dhe duke sjellë presion të madh në minutat e mbetura.

Pas golit, Man United krijoi disa raste të rrezikshme, sidomos me Benjamin SeSko dhe Matheus Cunha, por portieri Karl Darlow bëri disa pritje vendimtare për të mbajtur rezultatin në favor të Leeds.

Në fund, Manchester United mbetet në vendin e tretë me 55 pikë, ndërsa Leeds United bën një hap të madh drejt mbijetesës, duke arritur në kuotën e 36 pikëve dhe duke u ngjitur në vendin e 15-të. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.