KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” rikthehet në prodhim pas riparimit vjetor

Njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” rikthehet në prodhim pas riparimit vjetor

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se Njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” është rikthyer në operim pas përfundimit me sukses të riparimit të rregullt vjetor.

Sipas njoftimit të KEK-ut, procesi i startimit të njësisë ka nisur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:00, ndërsa pas përfundimit të procedurave teknike dhe kontrolleve të nevojshme, njësia është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 05:15.

KEK vlerëson se rikthimi në operim i Njësisë A4 forcon kapacitetet vendore të prodhimit të energjisë elektrike dhe rrit gatishmërinë teknike të korporatës në kuadër të përgatitjeve për sezonin dimëror.

Në njoftim, korporata ka falënderuar menaxhmentin, ekipet teknike, inxhinierët dhe të gjithë punonjësit e Termocentralit “Kosova A” për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin në realizimin me sukses të riparimit vjetor. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.