KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Njëra prej skuadrave më të mira në botë”, Hakimi flet për duelin me Barcelonën

“Njëra prej skuadrave më të mira në botë”, Hakimi flet për duelin me Barcelonën

Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Achraf Hakimi, e ka cilësuar si të veçantë përballjen e ardhshme ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, duke vlerësuar lart skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick.

Pas fitores 4-2 ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, futbollisti maroken foli për duelin e shumëpritur të javës së ardhshme ndaj katalunasve, të cilët kanë regjistruar dhjetë fitore në dhjetë ndeshjet e zhvilluara këtë sezon.

“Çfarë mund të them? Do të jetë një ndeshje e madhe për ne, por edhe për tifozët. Do të jetë një përballje e bukur dhe speciale ndaj njërës prej skuadrave më të mira në botë për momentin”, deklaroi Hakimi.

Mbrojtësi i PSG-së theksoi se skuadra e tij duhet të përgatitet me kujdes për këtë takim, duke ndjekur të njëjtën qasje që e ndihmoi të triumfonte ndaj Manchester Cityt.

“E vërteta është se duhet të përgatitemi siç duhet, pikërisht ashtu siç bëmë ndaj Manchester Cityt. Gjëja më e rëndësishme është të japim maksimumin, ashtu siç bëmë në ndeshjen e fundit, në mënyrë që t’i sigurojmë tri pikët”, shtoi ai.

Përballja mes PSG-së dhe Barcelonës pritet të jetë një nga ndeshjet më interesante të kësaj faze të Ligës së Kampionëve.

Kampionët në fuqi të Evropës do të përballen me një Barcelonë në formë të jashtëzakonshme, e cila nën drejtimin e Flickut ka fituar të gjitha dhjetë ndeshjet e zhvilluara deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.