Policia e Kosovës ka njoftuar për incidentin e zjarrit në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, që ndodhir të premten.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës”, Prishtinë 02.10.2026 -17:20, ndërkaq Policia njofton se një zyrtar zjarrfikës ka pësuar lëndime në dorë gjatë intervenimit.
“Është raportuar se në një objekt i cili gjendet në magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhë një zjarr me përmasa të mëdha”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse.
Zjarri është lokalizuar, ndërsa dëmet janë shumë të mëdha. /Telegrafi/