KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një tjetër humbje për republikanët – Demokratët marrin drejtimin e Miamit pas gati 30 vitesh

Një tjetër humbje për republikanët – Demokratët marrin drejtimin e Miamit pas gati 30 vitesh

Në zgjedhjet për kryetar të qytetit Miamit, demokratja Eileen Higgins fitoi ndaj kandidatit republikan Emilio Gonzalez, duke u bërë kryetarja e parë demokrate në gati 30 vjet dhe gruaja e parë në historinë e qytetit që mban këtë post.

Megjithëse gara ishte formalish pa ngjyrime partiake, mbështetja e fuqishme që Gonzalez kishte nga presidenti Donald Trump ngriti interes.

Por, Higgins fitoi në balotazh me rreth 59 për qind të votave – duke i dhënë fitoren një kandidature që përkrah të drejtat e emigrantëve dhe përmirësimin e kushteve ekonomike, raporton AP.

– YouTube www.youtube.com

Në fushatën e saj, Higgins u angazhua fuqishëm për çështje si strehimi i përballueshëm, transparenca në qeverisje dhe mbrojtja e komuniteteve me shumicë emigrantësh – ndërkohë që kritikonte fort politikat e ashpra më të emigracionit që ishin promovuar nga administrata e Trump.

Fitorja e Higgins konsiderohet një sinjal i rëndësishëm politik për Partinë Demokrate në zonën e Jugut të Floridës, dhe mund të ndikojë në dinamikën elektorale për zgjedhjet e ardhshme (mesafat 2026).

Si qyteti i dytë më i madh i Floridës, Miami konsiderohet porta e Amerikës Latine dhe tërheq miliona turistë. Rëndësia e tij globale i jep Higginsit një skenë të rëndësishme si kryetare e qytetit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.