KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Një revolucion fillon në La Liga këtë fundjavë

Një revolucion fillon në La Liga këtë fundjavë

Kampionati spanjoll, La Liga prezantoi një risi të madhe në fillim të këtij sezoni, me gjyqtarët që intervistohen para kamerave televizive para ndeshjeve.

Kjo qasje inovative, e iniciuar nga Komisioni i Gjyqtarëve, ka qenë në fuqi prej javësh dhe është mbuluar nga gazetarë nga mbajtësit e të drejtave të transmetimit.

Tani La Liga dhe Komisioni i Gjyqtarëve po shkojnë një hap më tej, dhe përveç intervistave para ndeshjeve, do të jemi në gjendje të dëgjojmë gjyqtarët edhe pas ndeshjeve.

Kjo do të jetë hera e parë në historinë e futbollit spanjoll dhe do të kryhet këtë fundjavë, kur do të dëgjojmë të paktën dy gjyqtarë.

DAZN zbulon se një nga ndeshjet ku do të mund të dëgjojmë komentet e gjyqtarit është derbi bask. Pas ndeshjes Athletic Bilbao – Real Sociedad, e cila fillon të dielën në orën 21:00 në San Mames, do të flasë gjyqtari kryesor.

Në anën tjetër, gazeta AS shton se La Liga vendosi për një veprim revolucionar me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e imazhit të mirë të gjyqtarëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.