Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të hetimit të vdekjes në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën, në orët e hershme të mëngjesit.
“Prishtinë 10.08.2026-05:15. Ekipi i emergjencës i kishte dhënë ndihmë mjekësore viktimës mashkull kosovar i cili ishte gjet i shtrirë në rrugë”, thuhet në raport.
Sipas mjekut viktima kishte ndërruar jetë.
Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse, ndërkaq me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML. /Telegrafi/
