Një person raportohet se ka humbur jetën paraditen e sotme në fshatin Dubravë të Istogut, pasi dyshohet se është zënë nga lifti gjatë kohës që po punonte në një objekt banimi.
Sipas burimeve të Indeksonline, personi është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Istog pa shenja jete.
Lajmi.net ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare.
Burimi: lajmi.net ↗

