KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një person gjendet i vdekur në ashensorin e një objekti në Shkup

Një person gjendet i vdekur në ashensorin e një objekti në Shkup

Gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 13:25, në një objekt në zonën e Bit Pazarit në Shkup është gjetur i vdekur A.S. (65) nga Shkupi.

Nga Policia e rajonit të Shkupit bëjnë të ditur se 65-vjeçari u gjet i vdekur në ashensor.

“Më 09.04.2026, në ora 13:25 në SPB Shkup është raportuar se në një objekt shitjeje të një firme private në zonën e Bit Pazarit është gjetur i vdekur A.S. (65) nga Shkupi. Zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Bit Pazar kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, në bisedë me ta, punonjësi B.S. (28) nga Shkupi ka deklaruar se A.S. kishte ardhur në objekt për t’i vizituar. Sipas raportimit, pasi punonjësi ishte ngjitur për punë në katin e pestë të objektit, e kishte informuar A.S. se ashensori nuk punon, ndërsa duke zbritur kishte dëgjuar se ishte aktivizuar alarmi i ashensorit, pasi dyert e ashensorit në të gjitha katet kishin qenë të hapura. Pas kësaj, në katin përdhes, në pjesën e ashensorit, ai e ka gjetur A.S. të shtrirë në tokë”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.