KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Një ngjarje e pazakontë në aeroportin e Mynihut – pasagjerët thuhet se mbetën të bllokuar në aeroplan gjithë natën

Një ngjarje e pazakontë në aeroportin e Mynihut – pasagjerët thuhet se mbetën të bllokuar në aeroplan gjithë natën

Në Mynih, 123 pasagjerë të një fluturimi të Lufthansa për në Kopenhagen u detyruan të kalojnë natën brenda aeroplanit pasi nisja u anulua për shkak të reshjeve të dendura të borës.

Fluturimi LH2446 ishte planifikuar të nisej rreth orës 21:30, por pas disa orësh vonesë u anulua pak para mesnatës.

Sipas gazetës daneze Ekstra Bladet, pasagjerët mbetën të bllokuar në pistë sepse nuk kishte autobusë për t’i kthyer në terminal.

Aeroporti kishte hyrë në orarin e mbylljes së natës, ndërsa të gjithë shoferët e autobusëve ishin larguar në shtëpi.

Pasagjerët u informuan çdo 30 minuta se po bëheshin përpjekje për zgjidhje, por pa sukses deri në orët e para të mëngjesit.

Vetëm pas hapjes së Aeroporti i Mynihut rreth orës 5:00, udhëtarët arritën të largohen më në fund nga aeroplani. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.