KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Një natë para ndeshjes: A duhet të përmbahen futbollistët nga seksi?

Një natë para ndeshjes: A duhet të përmbahen futbollistët nga seksi?

A ndikon jeta seksuale në paraqitjen e futbollistëve në fushë? Kjo është një temë që ka ngjallur gjithmonë debat në botën e futbollit, ndërsa studimet shkencore ofrojnë një përgjigje më ndryshe nga besimet tradicionale.

Sipas shumicës së hulumtimeve në fushën e shkencës sportive, marrëdhëniet seksuale një natë para ndeshjes, ose të paktën 10 deri në 12 orë më herët, nuk duket se ndikojnë negativisht në forcën fizike, qëndrueshmërinë apo shpejtësinë e reagimit të sportistëve.

Kushti kryesor është që futbollisti të mos sakrifikojë orët e gjumit dhe të jetë i pushuar para sfidës.

Megjithatë, situata mund të ndryshojë nëse marrëdhëniet seksuale ndodhin vetëm pak orë para ndeshjes. Në këto raste, disa lojtarë mund të përjetojnë lodhje të përkohshme, rritje të ritmit të zemrës apo një gjendje relaksimi që nuk përputhet me përgatitjen e tyre për garë.

Një studim i vogël me futbollistë ka vërejtur edhe një rënie të lehtë të shpejtësisë mesatare të vrapimit pas aktivitetit seksual një natë para ndeshjes, por rezultatet e përgjithshme shkencore mbeten të përziera.

Po pas ndeshjes, a është koha më e përshtatshme?

Për shumë sportistë, pas përfundimit të ndeshjes është momenti më i përshtatshëm për intimitet, pasi nuk ekziston më shqetësimi për përqendrimin dhe performancën në fushë.

Për më tepër, intimiteti mund të shërbejë si mënyrë për relaksim, çlirimin e tensionit dhe festimin e një fitoreje.

Megjithatë, edhe pas ndeshjes duhet pasur parasysh lodhja fizike, dhimbjet muskulore dhe nevoja për gjumë cilësor, veçanërisht pas takimeve që përfundojnë vonë në mbrëmje.

A duhet të përmbahen futbollistët nga seksi para ndeshjeve?

Për vite me radhë, disa trajnerë dhe kombëtare kanë vendosur kufizime për marrëdhëniet me partnerët gjatë turneve të rëndësishme. Por, sipas pikëpamjes dominuese në shkencën sportive, abstinenca seksuale nuk është një domosdoshmëri fiziologjike për të arritur performancë të lartë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.