Egzon Sahiti, influencer dhe njëherësh mik i ngushtë i vlogerit të ndjerë Laurent Krasniqi, e ka kujtuar atë me një shkrim emocionues, një muaj pas ndarjes së tij nga jeta.
Sahiti ka publikuar dy fotografi, në njërën prej të cilave shfaqet së bashku me Laurent Krasniqin dhe mikun e tyre të përbashkët, Fitim Sylejmani.
Bashkë me fotografitë, Egzoni ka ndarë edhe një mesazh prekës, duke thënë se Laurenti do të kujtohet gjithmonë i buzëqeshur.
“Laurent, vllau jonë, shoku jonë i zemrës sot jone bo 1 muj pa ty, gjithmonë kena me t’kujtu kshtu, t’buzeqeshun qysh je n’kete fotografi. Allahu t’meshirofte, e na bashkofte n’Xhenet inshallah.Ki me mete gjithe n’zemrat tona, vlla”, ka shkruar ai në postimin e tij.
Laurent Krasniqi, vloger i njohur, ndërroi jetë një muaj më parë pas një aksidenti tragjik me motor në fshatin Llukar të Prishtinës.
Vdekja e tij e parakohshme tronditi miqtë, ndjekësit dhe të gjithë ata që e kishin njohur. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u prit me dhimbje të madhe edhe në botën e televizionit dhe rrjeteve sociale.