KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një muaj nga aktgjykimi në Hagë, Çitaku: Kemi hapa konkretë për mbështetjen e mbrojtjes në Apel, t’i çojmë deri në fund

Një muaj nga aktgjykimi në Hagë, Çitaku: Kemi hapa konkretë për mbështetjen e mbrojtjes në Apel, t’i çojmë deri në fund

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku një muaj pas aktgjykimit dënues të shkallës së parë ndaj katër drejtuesve të UÇK-së tha se tashmë ka hapa konkretë për mbështetjen e mbrojtjes së tyre në apel, me synimin për ta rrëzuar këtë aktgjykim, si dhe nisma për mbrojtjen e UÇK-së dhe të çlirimtarëve.

“Këto janë përgjegjësi që duhet t’i çojmë deri në fund, me seriozitet, përkushtim dhe të gjitha kapacitetet tona shtetërore. Nëse dikush ende nuk e ka kuptuar, qëndrimi ynë është kristal i qartë: çlirimtarët tanë nuk do t’i lëmë vetëm. Në asnjë ditë. Në asnjë betejë.

Do të jemi pranë tyre, deri në kthimin e tyre të lirë mes nesh – në Atdhe!”, shkroi në Facebook, Çitaku.

Ai rikujtoi se për 21 ditë me radhë, qytetarët ngritën zërin kundër kësaj padrejtësie.

“Në sheshe na bashkoi bindja se njerëzit që i qëndruan Kosovës në ditët e saj më të vështira meritojnë që Kosova t’u qëndrojë pranë sot. Ajo që u projektua si goditje ndaj UÇK-së, e riktheu atë në qendër të vetëdijes sonë kombëtare, si vlerë të pakontestueshme që e bashkon Kosovën”, shtoi Çitaku. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.